Policia konfiskon një pistoletë në një aheng familjar

Kronikë e zezë

Policia konfiskon një pistoletë në një aheng familjar

Më: 30 prill 2018 Në ora: 09:41
Ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës ka konfiskuar një pistoletë në një aheng familjar në kryeqytet.

Një mashkull K/Shqiptar është shoqëruar në stacion policor, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjarë ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishekë dhe pesë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat