Tiranë, 23 vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur

Kronikë e zezë

Tiranë, 23 vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur

Më: 30 prill 2018 Në ora: 16:19
Ilustrim

Një ditë më parë një nënë e re ka braktisur fëmijët e saj të mitur dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, pikërisht në banesat sociale në Shkozë, ku një 23-vjeçare ka braktisur dy fëmijët e saj, përkatësisht 2 dhe 1 vjeç.

Nuk dihet ende motivi që e ka çuar nënë e re të lërë fëmijët, ndërsa policia po punon për kapjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për shtetasen B.M, vjeç 23, banuese në Tiranë, pasi në Shkozë, tek banesat sociale, ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur vjeç  2 e 1. Punohet për kapjen e B.M. Neni 124 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat