Tentim vrasje në qendër të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në qendër të Mitrovicës

Më: 2 maj 2018 Në ora: 10:50
Ilustrim

Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, por viktima ka arritur të shmanget nga plumbat dhe të shpëtojë, kanë thënë për KosovaPress dëshmitarët okularë të kësaj ngjarje.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në rrugën ‘Adem Voca’ afër tregut në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku janë gjetur dy gëzhoja. Sipas tij, është ndaluar një person në cilësi të të dyshuarit, si dhe është konfiskuar një pistoletë.

“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetuesit policorë janë duke punuar në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat