Gjendet i varur në lokal 60-vjeçari në Gjakovë, policia jep detajet e para

Kronikë e zezë

Gjendet i varur në lokal 60-vjeçari në Gjakovë, policia jep detajet e para

Më: 3 maj 2018 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një person i moshës 58 vjeçare është gjetur i varur në lokalin e tij në Gjakovës sot në mëngjes.

Komandanti i Policisë të Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjoka konfirmon se të ndjerin e ka gjetur të varur gruaja e tij.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” ndërsa trupi i të ndjerit është  dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gjoka tha se dyshohet për vetëvrasje,  ndërsa Policia po i zhvillon hetimet e mëtutjeshme.

Mësohet se personi i varur është Ilir Rizvanolli ndërsa nëpër rrjetet sociale familjarët kanë njoftuar se ai do të varroset pasnesër( e shtune) në orën 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat