Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime, dy të vdekur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime, dy të vdekur

Më: 5 maj 2018 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Ferizaj-Shtime, më saktësisht në dalje të fshatit Koshare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur pasi ngasësi i veturës ka humbur kontrollin, dhe është goditur me disa gurë në skaj të rrugës.

A.B 40 vjeçar dhe Y.B 39 vjeçar kanë mbetur të vdekur nga ky aksident.

Komunikata e plotë nga Policia e Kosovës:

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 05:35 minuta ,në rrugën Ferizaj-Shtime,në dalje të fshatit Koshare, kanë humbur jetën dy persona .

Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Audi ( A.B. m/sh/k , 40 vjeçar) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit duke u përplasur në disa gurë skaj rruge , me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (Y.B. 39 vjeçar) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishin ndëruar jetë.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat