Sulmohet me armë zjarri një shtëpi në Gramaqel të Deçanit

Kronikë e zezë

Sulmohet me armë zjarri një shtëpi në Gramaqel të Deçanit

Më: 5 maj 2018 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Një banor nga fshati Gramaqel i Deçanit, ka njoftuar policinë së në mesnatën, mes të enjtes dhe premtes, shtëpia e tij është sulmuar me armë zjarri nga dy persona.

Sipas tij, shtëpia e tij është goditur nga dhjetë plumba, ku i janë dëmtuar muret dhe dritaret e shtëpisë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur dhe për arsye të pa njohura, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpinë e tij  duke e goditur me dhjetë predha (dyshohet  të jetë e armës automatike) muret dhe dritaret e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, përveç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit rasti mbetet të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat