Zbulohet një depo e drogës nga Policia në Gjilan

Kronikë e zezë

Zbulohet një depo e drogës nga Policia në Gjilan

Më: 5 maj 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

Policia e Kosovës ka zbuluar 62 kilogramë drogë të llojit marijuana në qytetin e Gjilanit.

Pas një hetimi disa mujor, njësia e hetimit kundër trafikimit të drogës ka zbuluar në një shtëpi në Gjilan 62 kilogramë drogë të llojit të marijuanës.

Policia e Kosovës ka kapur pesë thasë të zinj të mbushur me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marijuana.

Në vend të ngjarjes Policia e Kosovës ka gjetur edhe çanta të mbushura me këtë lloj droge.

Këto kilogramë drogë janë konfiskuar nga ana e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat