Berat, makina përplaset me koshin e plehrave. Përfundon në kanal

Kronikë e zezë

Berat, makina përplaset me koshin e plehrave. Përfundon në kanal

Më: 9 maj 2018 Në ora: 00:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Pak para mesnate një automjet tip Mercedes Benz në Moravë të Beratit është përplasur me një kosh plehrash buzë rrugës kryesore.

Si pasojë e aksidentit automjeti ka perfunduar jashte rruge, në kanalin anes saj.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar tronditje të madhe fizike dhe psikologjike, por fatmirësisht është plagosur lehte dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia u njoftua nga kalimtaret e rastit të cilët dhanë edhe ndihmën e parë, por ende nuk kishte mbërritur në vendngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat