E rëndë në Lushnje, i mitur i ngul thikën në fytyrë 31-vjeçares

Kronikë e zezë

E rëndë në Lushnje, i mitur i ngul thikën në fytyrë 31-vjeçares

Më: 9 maj 2018 Në ora: 11:53
Policia shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku një 17-vjeçar ka goditur me thikë një grua.

Siç bën me dije policia e Lushnjes, 17-vjeçari me iniciale F.Gj për motive të dobëta, ka goditur me thikë D.Ç, 31 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje.

D.Ç ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Policia ka vënë në pranga 17-vjeçarin, ndërsa në cilësinë e provave materiale thika që përdori autori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat