Dhunuan një person dhe i grabitën paratë, arreston autorët

Kronikë e zezë

Dhunuan një person dhe i grabitën paratë, arreston autorët

Më: 10 maj 2018 Në ora: 22:08
Mirditë

Dy persona janë vënë në pranga në Mirditë pasi ditën e mërkurë dhunuan dhe më pas i grabitën paratë një personi.

Policia bën të ditur se në pranga ka vënë shtetasit Angjelin Perleka, 29 vjeç dhe Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç, të dy banues në Mirditë.

Sipas policisë, këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat