E rrah gruan, i konfiskohet një pistoletë

Kronikë e zezë

E rrah gruan, i konfiskohet një pistoletë

Nga: Bota Sot Më: 11 maj 2018 Në ora: 11:21
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull në Ferizaj ka dhunuar bashkëshorten e tij, po ashtu i është konfiskuar një armë .

“Viktima femër K/Shqiptare ka informuar se me datën e cekur, bashkëshorti i saj dyshuari mashkull K/Shqiptar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me datën 10.05.2018 është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat