Misteri i 2 makinave të djegura në Vlorë, Policia: Njëra e denoncua sot si të vjedhur, tjetra...

Kronikë e zezë

Misteri i 2 makinave të djegura në Vlorë, Policia: Njëra e denoncua sot si të vjedhur, tjetra...

Më: 12 maj 2018 Në ora: 09:47
Vlorë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi makinat e djegura sot në Vlorë, prapa të cilave fshihet një mister: njeri prej tyre u denoncua sot si i vjedhur dhe tjetri, mbante targat e një mjeti tjeteë.

Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat