Policia e Kosovës njofton se ditën e djeshme në rrugën ‘Arsim Berisha’, në Prizren janë shoqëruar në polici tre persona, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti, përcjell “Bota sot”.
Sipas PK-së, si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Tutje, aty thuhet se me vendim të prokurorit njëri nga tre të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar. Rasti është duke u hetuar.
Ja njoftimi i plotë:
Rr. Arsim Berisha, Prizren 11.05.2018-13:40. Tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, janë shoqëruar në polici, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga tre të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar. Rasti është duke u hetuar.