U arratis nga burgu në Itali, arrestohet shkodrani i dënuar për prostitucion

Kronikë e zezë

U arratis nga burgu në Itali, arrestohet shkodrani i dënuar për prostitucion

Më: 12 maj 2018 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar nga Barbullushi i Vaut të Dejës u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion dhe arratisje nga burgu.

Artur Ahmeti u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe pritet të ekstradohet në Itali. Gjykata e Apelit Torino/Itali, më 11 nëntor të vitit 2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat