Dy djemtë nga Vlora dogjën makinat e prindërve, arrestohen

Kronikë e zezë

Dy djemtë nga Vlora dogjën makinat e prindërve, arrestohen

Më: 13 maj 2018 Në ora: 09:52
Vlorë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës lidhur  me zjarrëvënien ndaj dy makinave ditën e djeshme në fshatin Bunavi. Në gjendje të lirë, është proceduar dhe një tjetër person.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë më dije se: Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, falë hetimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët e ngjarjes së djeshme në fshatin Bunavi.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve:

Klemend Dautaj, 32 vjeç, banues në Vlorë;

Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volksëagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit).

Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 151, 301, dhe 305/b të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat