Në rënie vrasjet në Shqiperi, 18 të tilla për vitin 2018

Kronikë e zezë

Në rënie vrasjet në Shqiperi, 18 të tilla për vitin 2018

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:15
ilustrim

Shifrat në rënie të kriminalitetit e rendisin Shqipërinë në nivelet e mesatares rajonale, ndërsa synim i qeverisë është të shkojë në mesataren europiane.

Nga 126 vrasje që janë shënuar në vitin 2012, në periudhën janar-prill 2018 shënohen vetëm 18 vrasje.

Përmes këtij grafiku vërehet trendi rënës i vrasjeve në Shqipëri në periudhën 2012-2018.

Konkretisht në 2012 në Shqipëri regjistrohen 126 vrasje; në 2013 regjistrohen 107 vrasje;
në 2014 regjistrohen 98 vrasje; në 2015 regjistrohen 54 vrasje; në 2016 shënohen 71 vrasje; në 2017 regjistrohen 50 vrasje dhe në periudhën janar-prill 2018 regjistrohen 18 vrasje.

Po ashtu, në vijim të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, gjatë kësaj jave u finalizua edhe një tjetër aksion i rëndësishëm i Policisë së Shtetit.

Një tjetër grup trafikantësh ra në rrjetën e policisë shqiptare falë një bashkëpunimi efikas me agjencitë partnere. Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” u finalizua me sukses operacioni ndërkombëtar “Precizioni”, ku u godi grupi i strukturuar i trafikimit të narkotikëve.

Personat e arrestuar vepronin si grup i strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. Veprimtarinë kriminale ata e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat