Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Prizren

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Prizren

Më: 14 maj 2018 Në ora: 22:27
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prizren për një vjedhje të rëndë që kishte ndodhur në një ëmbëltore në rrugën “Ismet Jashari”.

Sipas njoftimit nga policia, vjedhja kishte ndodhur në orët e para të së hënës, ku një nga të dyshuarit kishte depërtuar me forcë dhe kishte përvetësuar një portofol me një shumë parash, ndërsa i dyti kishte bërë roje.

Policia thotë se të dyshuarit më pas kishin ikur nga vendi i ngjarjes, por pas hetimeve ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë të dytë.

Te njëri prej tyre është gjetur një boks metali dhe një shumë parash.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar në masën e arrestit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat