Eksploziv në derën e shtëpisë, burrë e grua në Tiranë plagosen nga shpërthimi

Kronikë e zezë

Eksploziv në derën e shtëpisë, burrë e grua në Tiranë plagosen nga shpërthimi

Më: 15 maj 2018 Në ora: 08:17
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur rëndë nga një shpërthim i fuqishëm me eksploziv.

Ka qenë ora 06:22, kur bashkëshortët me iniciale  L. S. dhe L. S. kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë  së tyre në Mëzez dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur burrë e grua. Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe policia thotë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Nga informacionet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Persona të paidentifikuar kanë vendosur më shumë se 100 gr eksploziv në banesën e dy të plagosurve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat