Policia e Kosova ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Lagjen Arbëria për tentim vrasje.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe disa gëzhoja. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 308 gramë.
Gjatë intervenimit në rast, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.