Inskenon djegien e veturës bashkë me paratë

Kronikë e zezë

Inskenon djegien e veturës bashkë me paratë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 10:35
Ilustrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar në Grabanicë të Klinës pasi që i njëjti kishte raportuar rrejshëm në Polici se i është djegur vetura e firmës ku punonte e bashkë me të edhe 1100 euro.

Sipas Policisë gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes është gjetur se i dyshuari kishte inskenuar rastin. 

Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se paratë e firmës i kishte shpenzuar, ndërsa sot me qëllim të mbulimit të humbjes së të hollave kishte deklaruar se të hollat i janë djegur në veturë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat