Një grup i hajnave të maskuar u rikthehet vjedhjeve në Mat, policia dhe AKI në ndjekje të tyre

Kronikë e zezë

Një grup i hajnave të maskuar u rikthehet vjedhjeve në Mat, policia dhe AKI në ndjekje të tyre

Më: 16 maj 2018 Në ora: 07:42
Ilustrim

Një grup prej 5 vetash kanë rifilluar vjedhjet në lagjen mat në Prishtinë. Banorëve aty i është kthyer tmerri.

Megjithatë ata që jetojnë në këtë pjesë të Prishtinës janë përgatitur për këtë. Kanë instaluar kamera në çdo cep të lagjes. E këto kamera kanë kapur disa djem që po bëheshin gati të kryenin vjedhje.

Media ka siguruar foto nga nata e mbrëmshme e aksionit të hajnave aty. Burime nga Policia e Kosovës kanë thënë se disa prej të dyshuarve kanë marrë pjesë edhe më vjedhje tjera.

Prandaj thonë se janë të njohur për policinë dhe se bashkë me AKI-në do të nisin një aksion për kapjen e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat