26-vjeçari u gjet i pajetë në Vlorë, policia zbardh ngjarjen: Dyshohet se… - Bota Sot
26-vjeçari u gjet i pajetë në Vlorë, policia zbardh ngjarjen: Dyshohet se…

Kronikë e zezë

E mërkurë, 20 qershor 2018

26-vjeçari u gjet i pajetë në Vlorë, policia zbardh ngjarjen: Dyshohet se…

Më: 19 maj 2018 Në ora: 17:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës ka bërë sot një njoftim për media mbi ngjarjen tronditëse të ditës së djeshme, ku një 26-vjeçar me inicialet A.L, u gjet i pajetë në qendër të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të paradites, në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa nga këqyrja paraprake që i është bërë trupit dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje duke prerë damarët me një thikë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”,  është konstatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.
Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test