Vdes një 15 vjeçare në Prizren, bie nga ndërtesa - Bota Sot
Vdes një 15 vjeçare në Prizren, bie nga ndërtesa

Kronikë e zezë

E hënë, 25 qershor 2018

Vdes një 15 vjeçare në Prizren, bie nga ndërtesa

Më: 19 maj 2018 Në ora: 18:00
Ilustrim

Mbrëmë pas mesnate, një 15 vjeçare ka mbetur e vdekur, pasi ka kërcyer nga një ndërtesë e lartë.

Këtë e ka konfirmuar për mediat vendore, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas tij, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:05 në rrugën “William Wolker”, pasi vajza  ka rënë nga një ndërtesë me lartësi prej 25 metra duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi.

Motivet nuk dihen akoma, derisa policia po merret me rastin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test