Sonte rreth orës 20:00, Policia e Kosovës në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë ka thënë se është nxjerrë trupi i pajetë i një personi 30-vjeçar nga një puset
Lajmi është konfirmuar nga Agron Borovci, zyrtar për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Policia e Kosovës ka marrë informacione për rastin dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit kanë nxjerr trupin e një personi të pajetë nga një puset. Policia ka filluar të grumbulloj informacione si dhe ka filluar hetim lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar Borvci.
Borovci ka thënë se rreth orës 20:00 policia ka pranuar një informacion i cili ka rezultuar me një person të vdekur.