Përplasen 7 makina në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë e zezë

Përplasen 7 makina në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 20 maj 2018 Në ora: 17:52
Pamje nga aksidenti

Një aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka sjellë edhe bllokimin e aksit që vjen për në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë shtatë  makina njëra pas tjetërës. Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 16:40 ndërsa raportohet se tre persona janë dërguar në spital për kontroll, por nuk kanë dëmtime.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa po punohet gjithashtu për të normalizuar trafikun.

Sezoni i verës shton qarkullimin e automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës duke shkaktuar herë pas here edhe kaos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat