Po kalonte kufirin në Kapshticë, arrestohet trafikanti i drogës

Kronikë e zezë

Po kalonte kufirin në Kapshticë, arrestohet trafikanti i drogës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar nga Fushë Kruja u arrestua nga Policia Kufitare në Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë. 

Shkëlqim Plepi,  banues në fshatin Armenas të Fushë Krujë ishte i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendim nr 39 të datës 06.03.2018.

Gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat