Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është sulmuar me thikë në rrugën “Ukshin Hoti në Prishtinë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Kurse, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.