Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë - Bota Sot
Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

Kronikë e zezë

E mërkurë, 19 shtator 2018

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Prishtinë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka konfirmuar gjuajtje me armë zjarri sot në lagjen “Drenica” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për mediat vendore ka thënë se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës.

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një rast të shtëna me armë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka gjetur një gëzhojë dhe ka hasur në një veturë të dëmtuar nga një predhë e shkrepur.  Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e rrethanave të rastit, si dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm. 

Gjuajtje me armë në Prishtinë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën “Drenica” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur rreth orës 15:20.

I dyshuari pasi ka gjuajtur me armë, ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa ekipet policore kanë dal menjëherë në teren.

Indeksonline do t’iu mbaj të informuar për rastin.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test