Arrestohet në Kurbin shpërndarësi i kokainës

Kronikë e zezë

Arrestohet në Kurbin shpërndarësi i kokainës

Më: 23 maj 2018 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një i ri 19 vjeç u arrestua nga Policia e Lezhës më 22 maj 2018  për shpërndarjen e kokainës. Kristian Ndocit, banor i Kurbinit, iu gjetën 4 doza në momentin e arrestimit.

Policia e Lezhës tha se kreu pas një pune hetimore të mirëorganizuar, nga forcat policore të Seksionit kundër narkotikëve u bë i mundur kapja në flagrancë e shtetasit Ndoci.

Në Kurbin, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat i mbante për ti shitur. Vepra penale në ngarkim të tij " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat