Tenton t’i sjellë në burg të vëllait “mjetin luksoz”, 33 vjeçari e pëson keq

Kronikë e zezë

Tenton t’i sjellë në burg të vëllait “mjetin luksoz”, 33 vjeçari e pëson keq

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:29
Ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka mundur të arrestojë një 33 vjeçar me emrin Dritan Rrapa, pasi ky i fundit ka tentuar që t’i lehtësojë jetën të vëllait duke i sjellë në burg një “mjet luksoz”.

“Tenton të fusi sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, arrestohet në flagrance nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Rrapa, 33 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga punonjësit e IEVP Bençë, Tepelenë duke futur në këto ambjente një aparat celular për vëllanë e tij të dënuar shtetasin Gëzim Rrapa, 35 vjeç, banues në Gjirokastër”, bën të ditur policia e qarkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat