Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person - Bota Sot
Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person

Kronikë e zezë

E hënë, 25 qershor 2018

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person

Më: 24 maj 2018 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e sotme në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së tre autoveturave, një person humbi jetën në spital, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kryebushat, ndërsa drejtuesi i benzit, me targa AA 802 JA, Ludovik Malota, 62 vjeç, që ndërroi jetë pak pasi u transportua në spital.

Në aksident  është përfshirë edhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj.

Për fat të mirë ai nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa bashkëshortja e tij është dërguar në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test