Sulm me thikë, arrestohet një serb

Kronikë e zezë

Sulm me thikë, arrestohet një serb

Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:20
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Gushtericë e Epërme në Graqanicë është arrestuar i dyshuari serb, pasi i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore me armë të ftohtë-thikë viktimës, po ashtu serbe.

Viktima ka marrë tretman mjekësor fillimisht nga mjeku në fshatin Gushtericë, më pastaj në Graqanicë, në QKUK dhe me kërkesën e familjarëve viktima dërgohet për trajtim në Mitrovicë.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat