Një vajzë e re bie nga ndërtesa në Prizren. Dëshmitari rrëfen ngjarjen - Bota Sot
Një vajzë e re bie nga ndërtesa në Prizren. Dëshmitari rrëfen ngjarjen

Kronikë e zezë

E mërkurë, 15 gusht 2018

Një vajzë e re bie nga ndërtesa në Prizren. Dëshmitari rrëfen ngjarjen

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vajzë e re sapo ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prizren. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha për Indeksonline ka konfirmuar rastin, mirëpo sipas tij aktualisht nuk mund te jepet asnjë informacion sepse policia sapo i është përgjigjur rastit.

Ndërkohë një lexues ka rrëfyer rastin ku sipas tij vajza dyshohet se ra nga kati i tetë i ndërtesës.

Për shkaqe etike fotografitë e viktimës në vendin e ngjarjes nuk mund të publikohen.

Dëshmitari i cili ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur rasti, thotë se ka provuar të shpëtoj vajzën, mirëpo e kishte të pamundur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test