Therret një person në Prishtinë, shkak një mosmarrëveshje

Kronikë e zezë

Therret një person në Prishtinë, shkak një mosmarrëveshje

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Rreth orës 11:00 policia ka marrë informatën për një rast të therrjes me thikë, në sheshin ” Nenë Tereza” në Prishtine.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për media.

Sipas kësaj komunikate Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën te cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekëve në terren dhe me pas i njëjti është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“Sipas informacioneve te para është ngritur versioni i hetimit se pas një mosmarrëveshjeje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën  e tij ai e kishte sulmuar atë me shufër hekuri si dhe me pas e kishte therrur me thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për lokalizimin e vendndodhjes së tij”, përfundon ky njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat