Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen sotme në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti”, ndërsa të përfshira në aksident janë dy vetura, ku njëra nga to e ka goditur një shtyllë metalike.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, për të mësuar nëse ka të lënduar në aksident.