Aksident i tmerrshëm, makina përplaset dhe shpërthen në flakë, digjet shoferi

Kronikë e zezë

Aksident i tmerrshëm, makina përplaset dhe shpërthen në flakë, digjet shoferi

Më: 28 maj 2018 Në ora: 08:33
Policia

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Elbasan-ish Kombinati Metalurgjik.

Nga raportimet e para thuhet se automjet që po lëvizte me shpejtësi ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar brenda një sërvisi makinash, duke shkatërruar dhe portën.

Nga përplasja e fortë me derën kryesore dhe muri rrethues, ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i automjetit, ndërkohë që makina është përfshihet nga flakët dhe është djegur plotësisht bashkë me trupin e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërkohë policia po punon për të përcaktuar identitetin e viktimës si dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat