Hajnat ia vjedhin 100 mijë euro pronarit në shtëpinë në Prizren

Kronikë e zezë

Hajnat ia vjedhin 100 mijë euro pronarit në shtëpinë në Prizren

Më: 28 maj 2018 Në ora: 09:48
Ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes, policia në Prizren është njoftuar për një vjedhje të rëndë e cila ishte raportuar të ketë ndodhur në shtëpinë e një qytetari në fshatin Piranë.

Sipas raporteve hetimore thuhet se në intervalin kohor prej orës 20:20 minuta deri më 22:30 minuta dikush kishte hyrë në shtëpi dhe në një dhomë kishte marrë 100.000 euro dhe një qafore të artë

Policia ka kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes dha ka nisur me hetimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat