Aksident në Vaun e Dejës, plagoset 23-vjeçari me motoçikletë

Kronikë e zezë

Aksident në Vaun e Dejës, plagoset 23-vjeçari me motoçikletë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 22:20
Pamje nga aksidenti

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugë që ka ndodhur në Vaun e Dejës.

Sipas policisë, "aksidenti u regjistrua rreth orës 19:55 në vendin e quajtur ura e Shelqetit ne fshatin Shelqet, Vau i Dejës, ku shtetasi G. P. 23 vjeç, banues në fshatin Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin motorçiklete, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga"

I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat