E bën gruan për spital, arrestohet burri nga Mitrovica

Kronikë e zezë

E bën gruan për spital, arrestohet burri nga Mitrovica

Më: 29 maj 2018 Në ora: 15:33
Ilustrim

Policia në Mitrovicë raporton se në orën 3:25 të ditës së sotme i është përgjigjur një informacioni për dhunë në familje.

Ngjarja raportohet  të ketë  ndodhur në  rrugën “Beteja e Koshares” në Mitrovicë, ku  njësitet policore takojnë viktimën,  femër e moshës rreth 37 vjeçare, e cila  ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj  ku si pasojë kishte pësuar lëndime të dukshme trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë e më pas është dërguar për në QKUK.

Veprimet policore ishin orientuar drejt identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit H.B., 37 vjeçar, me  ç’ rast është realizuar  bastisje në shtëpinë e tij, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Një pistoletë me 34 fishekë, Një shufër metalike, Një shufër gome, Një palë pranga dhe një thikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat