Rrihen vëllezërit, bëhen për spital

Kronikë e zezë

Rrihen vëllezërit, bëhen për spital

Më: 31 maj 2018 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi janë përleshur fizikisht në mes vete.

Të dyshuarit, të cilët janë vëllezër, gjatë rrahjes që erdhi si pasojë e një mos marrëveshjeje, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.30, njofton sot Policia e Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat