Në Lipjan dy të arrestuar për lëndim trupor

Kronikë e zezë

Në Lipjan dy të arrestuar për lëndim trupor

Më: 31 maj 2018 Në ora: 14:16
Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në Fashatin Grackë e vjetër të Lipjanit, ka pasur një përleshje në mes të disa personave.

Menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të cilat janë ballafaquar me veprime të dhunshme dhe sjellje agresive nga personat e dyshuar.

Për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të tyre, zyrtarët policor kanë  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore dhe kanë ndaluar përleshjen duke  arrestuar dy persona të dyshuar: M. M, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  F. S,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

Përmes kumtesës për media Policia ka njoftuar se personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të shtetit pas  përfundimin e procedurave të nevojshme policore dhe ndaj tyre është iniciuar rasti  lëndim i lehtë trupor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat