Aksident i rëndë në Ferizaj: Vetura përplaset me kamionin, 2 persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Ferizaj: Vetura përplaset me kamionin, 2 persona të lënduar

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 13:56
Pamje nga aksidenti

Para disa minutave në Ferizaj pranë “Mileniumi Resort” ka ndodhur një aksident i rëndë ndërmjet një kamioni dhe një veture. Nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët po transportohen për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi i nevojshëm mjekësor dhe policia.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt. Ai tha se lëndime kanë pësuar dy persona. Ndërsa policia po qëndron për sqarimin e rrethanave në vendin e ngjarjes.

“Akisdenti ka ndodhur para një kohe të shkurtër, janë aksidentuar një kamion dhe një veturë, ndihma e parë dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes. 2 persona të lënduar po transportohen për ndihmë mjekësore”, theksoi më tej, Gashi.

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat