Policia sqaron rastin ku u sulmuan katër policë

Kronikë e zezë

Policia sqaron rastin ku u sulmuan katër policë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 11:52
Ilustrim

Policia e Kosovës me anë të një raporti sqaron rastin e mbrëmshëm që ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë ku u sulmuan katër policë.

“Raportohet se patrulla policore derisa ishte në detyrë vëren një person të dyshuar , i cili posa vëren policinë ikën dhe hyn në një shtëpi ku nga aty dalin disa persona tjerë të cilët i sulmojnë fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e sulmit lëndohen katër zyrtarë policorë, të cilët kanë marrë edhe tretman mjekësor. Pas asistimit nga NJRSH-ja, janë arrestuar pesë të dyshuar, të cilët pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy prej tyre dërgohen në qendrën e mbajtjes. Gjithashtu është konfiskuar vetura me tabela vendore.”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat