Një aksident është regjistruar sot në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor.
Mësohet se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Fill pas ngjarjes, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton rreth zbardhjes së aksidentit.