Makina përplaset me çiklomotorin, ndërron jetë i riu

Kronikë e zezë

Makina përplaset me çiklomotorin, ndërron jetë i riu

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 22:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rrugën e Patokut në Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik ku një mjet tip Audi ka përplasur një çiklomotor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i çiklomotorrit shtetasi A.Gj. 23 vjeç banues në Fushë – Kuqe.

Ende nuk dihen detaje rreth aksidentit, por mësohet se viktima është një i ri nga Fushë Kuqja, që punonte në një lokal në Lagunën e Patokut.

Grupi hetimor në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat