Familjarët e kërkonin prej të hënës, gjendet i pajetë në vaskat e peshkut i mituri

Kronikë e zezë

Familjarët e kërkonin prej të hënës, gjendet i pajetë në vaskat e peshkut i mituri

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 14:54
Ilustrim

Një 12-vjeçar është gjetur i pajetë në vaskat e peshkut në zonën D, të ish-Kënetës në Durrës.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se i mituri, Leonardo Licaj nga ish Këneta, ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjarëve. Këta të fundit nisën kërkimet sapo vunë re mungesën e tij. Ai u gjet në vaskat e peshkimit i mbytur, teksa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

Informacioni zyrtar i policisë:

Durrës

Më datë 12.06.2018, në lagjen Nr. 15/1, tek vaskat e peshkimit Durrës është gjetur i mbytur fëmija L. L. 12 vjeç.

I mituri ishte larguar dje pasdite nga banesa dhe familjarët kishin nisur kërkimet.

Policia është lajmëruar sot në mëngjes kur fëmija është gjetur i mbytur.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat