Dy të plagosur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy të plagosur në Prishtinë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 17:26
Shkolla "Sami Frashëri"

(E plotësuar) - Dy persona janë plagosur pasditen e sotme afër Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

Sipas saj, persona të dyshuar kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimave, me ç’rast janë plagosur dy persona.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Me të dalë në vend ngjarje policia ka konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri ku janë plagosur dy persona. Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Në vendin e ngjarjes menjëherë është paraqitur Policia e Kosovës me njësitet e saja përkatëse ku po merret me hetimin e tentim vrasjes.

Të shtëna me armë zjarri te Sami Frashëri në Prishtinë, një i plagosur

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri te shkolla Sami Frashëri në Prishtinë.

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur përderisa një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture.

Si pasojë personi në veturë ka mbetur i plagosur në këmbë.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, përderisa Policia po merren me hetimet.

Ende nuk dihet për arsyet e ngjarjes, kurse për detajet e tjera do t’iu mbajmë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat