I dehur në timon me fëmijën në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Kronikë e zezë

I dehur në timon me fëmijën në makinë, arrestohet 32-vjeçari

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 13:29
Ilustrim

Një 32-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ka përplasur në fshatin Peshtan një tjetër mjet. Pas kontrollit rezultoi se Diko Hazizaj ishte nën efektin në alkoolit, teksa në makinë kishte dhe djalin e tij të mitur, vetëm 4 vjeç.

Sipas policisë Makina e Hazizaj, tip “Fiat” është përplasur me mjetin “Land Rover” të drejtuar nga S.B., 28 vjeç nga Fieri.

“Në momentin e përplasjes shtetasi Diko Hazizaj ka qenë në gjendje të dehur dhe ka pasur në automjet edhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës shëndetësore pranë Spitalit Rajonal Fier është larguar në banesë”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat