Përplasen dy makina në Peqin, aksidentohet pasagjerja dhe kalimtari

Kronikë e zezë

Përplasen dy makina në Peqin, aksidentohet pasagjerja dhe kalimtari

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 11:17
Pamje nga aksidenti

Dy mjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, ku për pasojë janë aksidentuar një pasagjerë dhe një këmbësor.

“Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi A.X., banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA887RC , është përplasur me mjeti tip “Volkswagen” ,me targa AA739NM me drejtues, shtetasin J.Ll., banues në Lushnje. Si pasojë është aksidentuar shtetasja E.A., 33 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte pasagjere në mjetit tip “Benz”, por gjithashtu është aksidentuar dhe këmbësori shtetasi S.P .38 vjeç, banues në Pajovë”, thotë policia e Elbasanit.

Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin e Elbasanit dhe janë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat