Gjirokastër, pranga 25-vjeçarit, i merrte klandestinëve nga 100 euro

Kronikë e zezë

Gjirokastër, pranga 25-vjeçarit, i merrte klandestinëve nga 100 euro

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:47
Ilustrim

Një 25-vjeçar nga Gjirokastra u arrestua pasi ka përfituar me anë të mashtrimit një sasi të hollash, duke iu premtuar dy shtetasve të huaj nga vendet e treta, se do ti transportonte në Tiranë me automjetin e tij  kundrejt një fitimi prej 100 Eurosh secili.

"Në pranga u vu Laert  Zisi, 25 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër.Ky shtetas pasi i'u ka marrë paraprakisht 100 Euro i ka zbritur nga automjeti në afërsi të "Urës së Subashit" ku janë gjetur e  shoqëruar pranë DRKM Gjirokastër nga shërbimet e Policisë", sqaroi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip "Seat Ibiza"

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat